Të dhënat valutore/ Rikuperon Dollari amerikan, ndërsa Paundi dhe Euro nuk shënojnë lëvizje të ndjeshme

14 Shtator 2022, 10:41 / EKONOMI ALFA PRESS

Të dhënat valutore/ Rikuperon Dollari amerikan, ndërsa Paundi dhe

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës në raport me rënien e djeshme teksa blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 118 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane vijon të rikuperojë pikë krahasuar me javën e kaluar teksa është blerë sot me 120.8 lekë dhe është shitur me 122.1 lekë në raport me dje.

Monedha europiane qëndron e pa luhatur pasi nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës teksa blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 117.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 134 lekë dhe është shitur me 136 lekë./SCAN

Po ndodh...