
Temperatura deri 30°C/ Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 12 prill 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e nesërme (e Premte) mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshmë atmosferike.
Moti do të jetë I kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male hera herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 2-3ballë.
Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 9°C, kjo kryesisht në vendet malore ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128