Tendera për rrugën e Arbrit/ Rreth 2.3 miliardë lekë për segmentet ‘e harruara’
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë që kanë në fokus sistemimin dhe rivitalizimin e dy segmentëve të rrugës së Arbrit. Vlera e dy tenderëve kalon shifrën e 2 miliardë lekëve.
Tenderi i parë është ai për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit, vlera e fondit limit është 1 miliard e 124 milionë lekë ose 9.6 milionë euro.
Tenderi i dytë është ai për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Plan i Bardhë. Segmenti rrugor Ura e Vashës – Qafë Bualli (Plani i Bardhë) ndodhet në pjesën verilindore të kryeqytetit të Shqipërisë. Distanca nga Tirana është 30km në vijë ajrore. Rruga zhvillohet përgjatë dhe në anën veriore të brigjeve të lumit Mat, zonë në të cilën shtrihet edhe fshati Plan i Bardhë.
Vlera e fondit limit për këtë tender është 1.1 miliardë lekë ose 10 milionë euro.
“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
ide
Posht Ballkonit
Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie
Kush po e zvogëlon Amerikën e madhe në Shqipërinë e vogël
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128