Tregu i monedhave, i qëndrueshëm – Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin

13 Shtator 2022, 18:20 / EKONOMI ALFA PRESS

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm – Investitorët presin

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Gjithsesi, monedha europiane po e gjen një mbështetje nga komentet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane, të cilët kanë sinjalizuar se norma bazë e interesit duhet të rritet më shumë, për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Analistët parashikojnë se, inflacioni në SHBA do të jetë rritur edhe me 0.3% gjatë muajit të kaluar, me bazë mujore, një nivel i njëjtë me korrikun.

Tendenca në rritje e dollarit amerikan është ngadalësuar gjatë javëve të fundit, për shkak të pritshmërive se inflacioni në ekonominë më të madhe në botë mund të ketë arritur majën dhe tashmë do të fillojë tendenca në rënie.

Pavarësisht kësaj, shumica e analistëve në SHBA parashikojnë 91% mundësi që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, në takimin e 21 shtatorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në mbi 22 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1700 dollarë./ SCAN

 

Po ndodh...