
Turizmi rriti importin e mishit/ Përgjatë vitit 2024 erdhën 48.6 mijë ton. Brazili solli sasinë më të madhe

Përgjatë vitit të shkuar, me rritjen e numrit të turistëve, edhe importi i mishit në vend ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje, si të konsumatorëve vendas, ashtu edhe të atyre të huaj.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, u importuan rreth 48 mijë e 600 ton mish, përfshirë edhe të brendshmet që janë të konsumueshme.
Ky trend i rritjes së importit është veçanërisht i dukshëm gjatë muajve të verës, kur niveli i importit arrin kulmin. Gjatë periudhës qershor-gusht, u regjistrua 13 mijë e 250 ton mish i importuar.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është me 12%, ndikuar padyshim nga sezoni turistik, që ka shtuar kërkesat për ushqim, duke bërë që restorantet dhe shërbimet e tjera të importojnë më shumë mish për të përmbushur nevojat e turistëve të huaj dhe jo vetëm.
Për sa i përket vendeve nga ku ka ardhur mishi, ato që kanë eksportuar më shumë në Shqipëri janë Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai, Italia dhe Brazili.
Nga vendet e mësipërme, Brazili ka mbajtur pozitat kryesore, duke kontribuar me sasinë më të madhe të mishit të importuar në Shqipëri.
Gjatë vitit të shkuar, rreth 12 mijë e 300 ton mish erdhën nga ky vend, duke përbërë një katërtën e totalit të importit, ose 25%./SCAN
-
Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
18 Janar, 13:53 -
-
Sot, 106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris
18 Janar, 13:32 -
-
Tensione në Baltik, radari rus shënjestron avionin francez
18 Janar, 13:14 -
Teuta Kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
18 Janar, 13:53 -
-
Sot, 106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris
18 Janar, 13:32 -
-
Tensione në Baltik, radari rus shënjestron avionin francez
18 Janar, 13:14

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128