Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar

19 Tetor 2025, 20:14 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e

Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit aktual investimet turke renditen në vend të parë dhe vlerësohen në 89.6 milionë euro.

Kjo vlerë zë një peshë prej gati 12% në totalin e investimeve të huaja direkte për gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

Investimet turke në Shqipëri kanë pasur ndryshime të ndjeshme nga viti në vit, por prirja e përgjithshme është rritëse. Në vitin 2014 shuma ishte 63.3 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 arriti 257.17 milionë euro, që përfaqëson rritje mbi katërfish në harkun e 10 viteve.

Rikujtojmë se edhe në vitin 2024 si një të tërë, Turqia renditej e para me vlerën më të lartë të investimeve.

Me këtë ritëm, stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, me rritje vjetore 12%.

Këto ndërmarrje kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, energjetik, në industrinë nxjerrëse dhe ndërtim.

Nga ana tjetër, Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar, edhe pse këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes me 85 mln euro flukse të reja, ndjekur nga Austria dhe Kosova./SCAN

 

Po ndodh...

ide