
Ulet në 4 here Norma Efektive e Interesit maksimal -Çfarë është NEI? BSH: Nga 300%, ka zbritur në 71%

Banka e Shqipërisë njofton se është ulur në 4 herë Norma Efektive e Interesit maksimal në 4 vite. Referuar Bankës së Shqipërisë, që prej aplikimit për herë të parë në vitin 2022, NEI (Norma Efektive e Interesit) maksimal ka pësuar një rënie të fortë për kreditë me këste për shumën 0 - 200.000 lekë. Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, NEI maksimal i ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot, 4 vite më pas, ky tregues - i përllogaritur dhe i publikuar nga Banka e Shqipërisë - ka zbritur në 71%.
Por çfarë Norma Efektive e Interesit?
Sipas BankësQëndrore, Norma Efektive e Interesit, përfshin të gjitha kostot që një kredimarrës paguan për kredinë e marrë, duke nisur nga norma e interesit, komisionet e ndryshme, kostot e mbajtjes së një llogarie nëse është e detyrueshmë për të marrë kredinë, prim ii sigurimit që paguan kredimarrësi etj. Ndërkohë, Norma Efektive e Interesit Maksimal, nënkupton një normë tavan interesi për kreditë konsumatore.
Por cilat janë masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë?
Në vitin 2021, Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, duke synuar kryesisht adresimin e devijimeve të vërejtura në treg lidhur me kostot e kredisë që i ngarkohen kredimarrësve.
Më konkretisht, Banka e Shqipërisë nisi aplikimin e këtij tavani në fillim të vitit 2022 si një masë për mbrojtjen e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.
Në të njëjtën periudhë, krahas kufizimeve në NEI, hynë në fuqi edhe ndryshimet rregullatore që kufizojnë masën e penaliteteve që mund të aplikohen ndaj kredimarrësve në vonesë. Shuma e penaliteteve të llogaritura nga subjektet kredidhënëse nuk mund të kalojë 30% të shumës së kësteve të papaguara (kësti përfshin vetëm principalin dhe interesin)./SCAN

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128