
Vapa shton rastet me meningit, mjekja bëjnë paralajmërimin e fortë: Infeksioni prek trurin dhe zemrën

Temperaturat e larta, që na shoqëruan për afro dy javë, përveç problematikave të shumta kanë shkaktuar rritje të numrit të pacientëve me encefalit dhe meningit, ku ka pasur edhe humbje jete.
Shefja e Shërbimit Infektiv, Profesore Najada Como, thotë se çdo ditë janë shtruar 1 apo 2 dy raste me infeksione të trurit, por nuk mbeten pas ato me infeksione të cipës së zemrës.
“Trendi është në rritje, ka edhe humbje jete. Temperaturat e larta janë favorizuese të infeksioneve, që fillojnë si të thjeshta, por agravohet deri duke kërcënuar jetën e personit”, tha Najada Como.
Meningit apo encefaliti ka prekur moshat nga 20 deri në 80 vjeç dhe në moshat e mëdha me diagnozë Parkinson apo Alzhaimer, ku nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës.
“Si të gjithë infeksionet, që merret nga ajri, shenjat i jep nëpërmjet të vjellave, heqjes së barkut, prekjes së mushkërive ose të trurit”, tha mjekja.
Në Urgjencën e Shërbimit Infektiv ka fluks pacientësh, të cilët paraqiten me problematika të shumta. Shefja e Shërbimit Infektiv këshillon qytetarët të rrisin kujdesin, sidomos në ditët me temperatura të larta, për të gjitha grupmoshat me dhe pa sëmundje kronike.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128