Virozat e stinës te fëmijët, shkak luhatja e temperaturave dhe kthimi në shkolla

30 Shtator 2024, 16:37 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Virozat e stinës te fëmijët, shkak luhatja e temperaturave dhe
Shtatori ka shënuar rritje të sëmundshmërisë virale tek të vegjlit.

Mjekët pediatër referojnë se në ditë të caktuara një pediatër i tejkalon 50 vizita gjatë 8 orëve të punës.

Luhatja e temperaturave dhe rikthimi i fëmijëve në kopshte dhe shkolla duket se janë arsyet e këtij fluksi të shtuar pacientësh.

Problematikat shëndetësore tek të vegjlit janë të ndryshme.

Fluks i shtuar i pacinetëve të prekur nga viroza të stinës dhe infeksionet e rrugëve të sipërme e të poshtme të frymëmarrjes është vërejtuar edhe tek të rriturit.

ISHP referon se përgjatë një jave numri i pacintëve që drejtohen tek mjeku i familjes i tejkalon 10 mijë persona.

Po ndodh...