Virozat, fluks pacientësh në Urgjencën e Durrësit, apeli i mjekëve: Të sëmurët kronikë të vaksinohen

10 Janar 2025, 14:49 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Virozat, fluks pacientësh në Urgjencën e Durrësit, apeli i

Virozat e ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore ne urgjencën e spitalit të Durrësit.

Sipas shefit të urgjencës, Gjergj Qerimi, pjesa më e madhe e pacientëve që i drejtohen spitalit për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha kanë probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë etj.

Ditët e para të janarit janë shumë të ngarkuara me punë për stafin e urgjencës, pasi shumë nga pacientët e sëmurë dynden në dyert e spitalit duke tejkaluar mjekun e familjes.

Për të evituar pritjet e gjata, mjeku Qerimi rekomandon që pacientët me simptoma më të lehta t’i drejtohen mjekut të familjes.

Mjeku bën apel që grupet e riskuara nga sëmundjet kronike të bëjnë çdo vit vaksinën e gripit.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128