Zv.Guvernatorja e parë e BSH-së: Gjatë 2025-ës pritet kthim i inflacionit në objektivin prej 3%

5 Janar 2025, 18:28 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Zv.Guvernatorja e parë e BSH-së: Gjatë 2025-ës pritet kthim
Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për vitin 2025 do të qëndrojë në kufijtë e 3%.

Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, në një intervistë për media tha se inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë, duke u rikuperuar plotësisht nga goditja që pësoi për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe arriti në nivelin 2% në nëntor të vitit 2024.

“Gjatë 2025-ës pritet kthim i inflacionit në objektiv prej 3%”, tha ajo.

Sipas saj, ekonomia ka kapërcyer të gjitha hendeqet e krijuara nga faktorë ekonomikë, por jo vetëm, dhe duket se ka hyrë në normalitet.

“Kufijtë e inflacionit janë afër normës natyrore. Transaksionet nuk janë të ndikuara nga ndryshimet e vlerës së parasë”, tha ajo.

Minxhozi u ndal edhe në luhatjet e tregut valutor dhe angazhimet e Bankës Qendrore për forcimin e pozitave të lekut.

“Ka pasur luhatje në tregjet valutore sa i takon lekut me monedhat e tjera të huaja, kryesisht me monedhën euro, që është kryesore në ekonominë shqiptare.

Nga analizat tona del që euroja është nënçmuar si rezultat i flukseve tregtare që ne kemi. Problemi është që ekonomia shqiptare në tregjet e brendshme duhet të përdorë monedhën kombëtare.

Përdorimi i pakufizuar i euros shkakton faktorë ekonomikë që nuk janë në kontroll as të bankave, as të bizneseve dhe as të bankave qendrore.

Banka Qendrore është zotëruese e monedhës kombëtare dhe udhëzon që forma më e mirë e të bërit biznes në ekonominë e brendshme dhe transaksionet në ekonominë e vendit të bëhen në lekë”, theksoi zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128