Atentat dy shqiptarëve në Itali, e shkuara e tyre problematike
2024-03-03 21:14:38 / AKTUALITET
Dy të rinj 25-vjeçarë u qëlluan në këmbë mbrëmë në Via Casilina, pranë Borgata Finocchios, në periferinë lindore të Romës.
Bëhet fjalë për dy djem me origjinë shqiptare, të dy të dënuar për drogë.
Ata kanë qenë në një makinë me qira, kur sipas tyre, janë shoqëruar nga një makinë tjetër, nga e cila ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë.
Të paktën katër të shtëna raportohen në vendngjarje.
Viktimat janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Karabinierët e Frascatit kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Tani për tani, asnjë hipotezë nuk përjashtohet: nga çështjet e lidhura me drogën e deri te zgjidhja e mundshme e hesapeve.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128