Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj, 25.2% shohin përkeqësim

2025-01-16 21:45:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, nëse do të ndryshojnë marrëdhëniet e SHBA-së me kryeministrin Rama.

Më shumë se gjysma 50.3% mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj, 19.3% mendojnë se do përmirësohen. Nga ana tjetër, 25.2% thotnë se marrdhëniet do përkeqësohen, ndërsa 5.2% shprehen se janë të dyzuar.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë brenda vendit, 49.2 % thonë se do mbeten njësoj, 19% se do përmirësohen. 26% mendojnë se do përkeqësohen, ndërsa 5.8% janë të mendimit se do përkeqësohen.

Kurse shqiptarët në emigracion, 53.6% thonë se do mbeten njësoj, 20.2% janë të mendimit se do përmirësohem, 22.8% shohin përkeqësim dhe 3.4% janë të dyzuar.