The Last Supper! It is suspected that she was killed by her husband and thrown into the lake, how Nadire Shpata disappeared

2025-11-11 20:52:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

The Last Supper! It is suspected that she was killed by her husband and thrown

There are numerous cases of missing girls and women in Albania, events that have often remained unsolved and their fates still remain a mystery. And almost always, relatives and family members remain suspects in their disappearance or murder, while the reasons often remain a mystery.

The show "Në Shënjestër" was stopped this Tuesday in the case of the disappearance of Nadire Shpata, from the village of Bujan in Tropoja, on July 22, 2025, and since that day her fate is unknown. The first suspect is her husband, Ismet Shpata, who has already been arrested by the police.

Nadire's last known contact was with her daughter, wishing her a good night. It was 10:00 PM on July 22, 2025, and since that conversation, the daughter has not heard anything from her mother.

The next morning should have been a blessing for them again for a good day ahead. But strangely enough, her mother, Nadire Shpata, had suddenly disappeared from her apartment during the night without leaving any note. The last person she had been seen with was her husband, with whom she lived in an apartment in the village of Bujan in Tropoja, in the deep highlands in the north of the country.

Away from three children, who had chosen to live and work in urban areas, two of them in Tirana and one outside Albania. But how was it possible for a mother to leave her home so suddenly? Without informing anyone, or even giving a sign that she had decided to flee the family shelter and create a new life. How could such a thing happen? Could the 48-year-old do this, despite her difficult married life? A life filled with violence, tears and much suffering that had not allowed her to enjoy being a woman, mother and wife.

Shocking evidence of a rough coexistence that, as if the harsh life in a mountain village, full of male-dominated prejudices, was not enough, was also joined by the violence of her husband that in a way had almost taken her life.
Violence that had even led her to the hospital doors. Where she had appeared a few days before she disappeared, with hematomas on her body, caused by her husband, whom, as evidence shows, she had previously reported to the police, where he had also served a prison sentence for this violence, but no one had protected this woman.

Not only had they not protected her, but they had allowed her to live again on the same roof with her abusive husband, who is now thought to have a hand in the disappearance and perhaps even the murder of the 48-year-old mother of her now-adult children.

Por cilat ishin ditët e fundit të Nadires dhe pse jeta e saj ishte kthyer në një ferr të pambarimtë nga ku nuk po dilte dot? Çfarë bisedoi vajza e saj mbrëmjen para se ajo të zhdukej? Dhe cilat janë provat që të çojnë te dyshimi se bashkëshorti Ismet Shpata, është personi që ka gisht në zhdukjen e saj?
Bashkëshorti që u arrestua vetëm disa ditë pas zhdukjes së të shoqes në akuzën për ‘dhunë në familje’.
Por çfarë kujton vajza nga biseda e fundit me nënën, natën para se ajo të largohej dhe të mos kthehej më në banesë dhe a pa ajo ndonjë shqetësim të dukshëm te nëna e saj që mund ta linte të dyshonte se diçka nuk shkonte në qëndrimin e saj?

Edhe pse ajo, ashtu si dhe fëmijët e tjerë të çiftit ishin në dijeni të problemeve bashkëshortore kishin prindërit e tyre.

“Për herë të fundit, unë kam folur me mamanë time rreth orës 22.00 të mbrëmjes së datës 22 Korrik. Nga biseda që bëmë unë nuk vura re asnjë shqetësim në zërin apo portretin e saj. Gjatë kohës që biseduam, në banesë ishte edhe babai. Ata po hanin darkë”, dëshmon vajza.

Por shqetësimi i një bije për të ëmën, duket se nuk e kishte lënë të qetë vajzën, e cila me t’u çuar në mëngjes kishte tentuar ta telefononte nënën e saj.

Një paranojë që e shoqëronte shpesh kohët e fundit, kjo edhe për shkak të situatës problematike në familje që shtuar edhe largësinë me familjen, e kishte bërë më të ngushtë raportin midis tyre.

Por ndërsa priste që nga krahu tjetër i telefonit të dëgjonte zërin e nënës së saj, që t’i thoshte mirëmëngjes, vajza e saj mori vetëm heshtjen. Pasi askush nuk u përgjigj.
Tentativa të panumërta për t’u lidhur me nënën që rezultuan të kota edhe në vazhdim.
Çka e rritën edhe më shumë ankthin dhe frikën te ajo, se diçka jo e mirë kishte ndodhur me nënën e saj.

“Pasi në mbrëmje mbylla telefonin me nënën, ne u përshëndetëm për t’u dëgjuar sërish të nesërmen. Por ndërsa e telefonova mëngjesin tjetër, atë të datës 23 Korrik, nga telefoni i saj nuk mu përgjigj askush. Pasi ajo nuk m’u përgjigj, unë tentova edhe disa herë ta telefonoja, por sërish ishte e kotë. Që nga ai moment unë nuk pata asnjë informacion se ku ajo ndodhej”, dëshmon ajo.

Vajza e cila jeton në Tiranë bashkë me të vëllain, pasi një motër e kanë jashtë Shqipërisë, e cila mori në telefon menjëherë kushëririn e saj, që është punonjës policie. Që ashtu si ata, në kërkim të njeriut të tyre të afërm u vunë edhe të tjerë familjarë. Të cilët pas kërkimeve të gjata dhe telefonatave të panumërta te njerëz të afërm, me shpresën dhe mendimin se mund të kishte shkuar te ta, të dorëzuar iu drejtuan komisariatit të policisë Tropojë të cilët vetëm dy ditë pas zhdukjes së papritur të 48- vjeçares, Nadire Shpata, dolën ta kërkonin nëpër malësitë e Gjakovës.

Por kërkimet rezultuan pa sukses, pasi gruaja dukej sikur e kishte përpirë nata dhe nga ajo nuk kishte mbetur asnjë gjurmë.
Ndërkohë që kontrolle u ushtruan edhe në banesën e tyre në fshatin Bujan, 5 kilometra nga Bajram Curr ku banonte çifti i bashkëshortëve Shpata.
Banesë ku gjatë kontrollit u gjetën dy armë zjarri automatike, të cilat u dërguan për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore.
Kjo për të përcaktuar nëse këto armë ishin përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Ismet Shpata, me profesion agronom, që fill pas këtij kontrolli në banesë dhe gjetjes së dy armëve të zjarrit, u ndalua nga policia nuk pranoi në asnjë moment të kishte gisht në zhdukjen e së shoqes, Nadires, qëndrim që vazhdon ta mbajë edhe sot, ku pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tri muaj nga kjo zhdukje e mistershme asgjë nuk dihet rreth fatit të saj.

Ismet Shpata nuk u fsheh kur u pyet nga policia por pranoi se ai kishte një marrëdhënie aspak të mirë me bashkëshorten, e cila sipas tij e kishte kallëzuar për dhunë dhe për këtë arsye ai kishte vuajtur një dënim me 8 muaj burg.

Pavarësisht këtij momenti sinqeriteti, grupi hetues dyshonte se ai kishte gisht në zhdukjen e bashkëshortes, celulari i së cilës u gjet pikërisht në makinën e tij në sediljen e parë, një zbulim pak i pazakontë për një krim dhe për një bashkëshort që mendohet që ka vrarë bashkëshorten, ashtu siç policia ka dyshimet.

Si është e mundur që provën më të fortë kompromentuese, celularin e gruas së humbur, vrasësi në këtë rast ende i dyshuar, ta harrojë pikërisht në makinën e tij?
Por ato çfarë ngrenë dhe më shumë dyshime se Ismet Shpata mund të ketë gisht në zhdukjen e gruas së tij janë disa momente tejet kyçe të ngjarjes.

Policia e cila me të mbërritur në banesën e çiftit pas denoncimit për zhdukjen e gruas, gjeti aty tavolinën e ngrënies të palëvizur.
Dhe mbi të dy pjata, çka përputhet me dëshminë e vajzës dhe të djalit, që ishin të fundit që folën më nënën e tyre.
Zhdukja e Nadire Shpatës që mendohet se ka ndodhur në harkun kohor të orës 23.00 të mbrëmjes së datës 22 korrik deri në orën 4.00 të mëngjesit të datës 23 korrik, orë kur Ismet Shpata deklaron se u nis drejt Durrësit për të shkuar te e motra e tij.

Por ajo që duket se e intrigon edhe njëherë ngjarjen është dëshmia e një pjesëtari të familjes së Ismet Shpatës, i cili tha se kur mbërriti në shtëpinë e tyre ai ishte tërësisht i lagur nga rrobat, ndonëse koha jashtë ishte e nxehtë.

Gjë për të cilën Ismet Shpata nuk u dha asgjë shpjegim.
Nisur nga kjo dëshmi, Prokuroria e Kukësit urdhëroi kontrolle në disa rezervuare në zonën e Durrësit, si dhe në vende të tjera, me dyshimin se Ismet Shpata mund ta ketë vrarë dhe hedhur gruan në zonën e Durrësit për të fshehur më pas aty trupin e saj.

Por cfarë kishte ndodhur më herët rreth çiftit?

Emisioni ‘Në shënjestër’ ka siguruar atë që është vendimi i dënimit të Ismet Shpatës për “dhunë në familje”, dhënë nga Gjykata e Kukësit në vitin 2023, ku ai rezulton se ishte liruar vetëm pak muaj përpara se bashkëshortja e tij të zhdukej në mënyrë të mistershme.

Dosja Hetimore: Më datë 22 janar 2023 rreth orës 20:20 shtetasi Ismet Shpata është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, ku ka paraqitur kallëzim penal për ‘dhunë në familje’ ndaj bashkëshortes së tij, Nadire Shpata. Sipas kallëzuesit prej dhjetë ditësh bashkëshortja nuk e lejon të hyjë në banesë dhe e godet sa herë shkon aty.
Për të qetësuar situatën ka kërkuar banesë me qira në qytet, si dhe ka njoftuar prindërit e saj dhe pasi këta të fundit nuk morën asnjë masë vendosi të largohet nga banesa pasi i thonë se ka problem të shëndetit mendor. Ai është vizituar te mjeku psikiatër në Kukës i cili i ka dhënë mjekim dhe i ka thënë që pas dy javësh të shkojë tek bashkëshortja.

Pra siç shikohet në këtë dëshmi, fillimisht Ismet Shpata ka pretenduar se nuk ka qenë ai dhunuesi në familje, por bashkëshortja e tij, që nuk e lejonte të hynte në banesë.
Por pasi është rimarrë në pyetje Ismet SHpata është tërhequr nga dëshmia e tij.
Ai ka deklaruar se ka qenë nën efektet e alkoolit dhe ka patur debate me gruan, por jo konflikt fizik. Po kështu ai ka pohuar se nuk është e vërtetë që është goditur nga bashkëshortja.
Ndërkohë që Nadire Shpata ka deklaruar se Ismet Shpata është bashkëshorti i saj dhe se kanë 24 vite të martuar. Martesë nga e cila kanë ardhur në jetë 3 fëmijë.

Nadirja deklaroi po kështu se Ismeti gjatë kësaj kohe konsumonte alkool dhe dhjetë vite më parë kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor. Për këtë shkak ata kishin bërë disa vizita në spital në Shkodër dhe në Tiranë.

“Ai nuk e merr rregullisht mjekimin. Por problemi është se ai konsumon dhe alkool dhe për këtë arsye sillet jo normalisht, duke shkaktuar konflikte në familje si dhunë psikologjike dhe kanosje.
Më datë 21 janar 2023 ai ka ardhur në banesë rreth orës 17:00 dhe ka filluar të shajë dhe të ofendojë duke kërcënuar me fjalë, dhe në një moment është afruar pranë meje.
Por unë e largova nga vetja, nuk e godita, vetëm e shtyva dhe në momentin kur ai ka iku nga shtëpia, nuk kisha shenja në fytyrë”, dëshmonte Nadire Shpata.

Nadire Shpata i qëndroi të njëjtës dëshmi edhe kur u ripyet nga oficerët e policisë gjyqësore.
Dëshmi e cila u mbështet edhe nga djali i çiftit. Ai iu tha hetuesve se babai kishte 4 ditë që nuk ishte në terezi. I gjenin thika poshtë krevatit dhe nganjëherë i mbante me vete dhe ata ishin të frikësuar.

“Babai më tha t’i jepja lekë të largohej jashtë shtetit, se do vriste nënën”, tha ai.

Ai kujton momentin kur bashkë me nënën i kërkuan të shkonte në spital.

“Në këtë moment babai i tha diçka në vesh mamit. Kjo e fundit i tha ‘hiqmu qafe’.
Dua të them se nuk e kam parë të dëmtuar babain dhe kur është larguar nga fytyra nuk ka patur shenja në fytyrë”, tha ai.

Nga verifikimi i të dhënave rezultoi se ishte djali që kishte telefonuar policinë duke u bërë me dije se kishte konflikt me babain e tij Ismet Shpata dhe se ai i kishte nxjerrë jashtë nga banesa atë dhe nënën e tij dhe nuk i lejonte të hynin brenda.
Katër oficerët e policisë thanë se rreth orës 20:50 u njoftuan nga salla e komandimit lidhur me një rast dhune në një familje në fshatin Bujan të cilët pasi shkuan në vendngjarje, konstatuan se Ismet Shpata mbante në dorë një sëpatë.
Ndërsa djali dhe bashkëshortja e tij, qëndronin në një automjet jashtë banesës.

“Kur shkuam në adresën e dhënë gjetëm shtetasin O. Sh dhe nënën e tij Nadire Shpata në oborr të ulur në një automjet. Ndërsa dera e shtëpisë ishte e mbyllur nga brenda.
Nënën e bir na thanë se Ismeti i kishte nxjerrë nga shtëpia. Gjatë kohës që po flisnim me ta konstatuam se në katin e dytë të banesës ndodhej Ismet Shpata.
I bëmë thirrje të zbriste poshtë dhe të hapte derën kryesore për të komunikuar me të.
Pas disa thirrjeve drejt tij, ai nuk e hapi derën dhe na tha: ‘Mos u afroni për të më marrë në banesën time’. Ismeti nuk pranoi të hapte derën dhe në dorë dukej që kishte një sëpatë”, dëshmuan efektivët.

Punonjësit e policisë thanë më tej se ata mundën të futeshin në banesë përmes një dritareje duke bërë kështu edhe neutralizimin e bashkëshortit të dhunshëm.

“Tentuam të hyjmë brenda banesës duke u kapur tek një dritare, që të çonte tek ballkoni i katit të dytë. Tentuam të hyjmë brenda, por dera e ballkonit ishte e mbyllur. Ndërsa Ismeti ndodhej në dritaren e po kësaj dere dhe mbante sëpatë në dorë. Në një moment shpërqëndrimi të tij ne shpërthyem derën dhe e vumë në pranga, duke e shoqëruar për në komisariatin e policisë Tropojë”, thanë ata.

Por Ismet Shpata u mbrojt përpara oficerëve të policisë, duke thënë se sëpatën nuk po e mbante në dorë për të kërcënuar familjen, por për të çarë dru. Ndërsa ai bëri me faj gruan dhe djalin, se kishin dashur ta çonin në spital. Dhe kjo kishte sjellë nervozizmin e tij, duke i nxjerrë jashtë nga banesa.

“Ismet Shpata ka deklaruar se gjatë ditës ka punuar dhe më pas ka dalë në qytetin e Bajram Currit. Kur ka mbaruar është kthyer në shtëpi, por ka qenë duke u errësuar ai ka parë bashkëshorten duke kthyer lopët në shtëpi dhe i ka thënë: ‘A nuk kishte kohë më herët’. Më pas ai thotë se ka hyrë në shtëpi ku ka gjetur djalin. Në këtë moment sipas tij erdhi dhe gruaja e cila i tha djalit: ’Hajde ta marrin ta çojmë në spital në Shkodër’, dhe se të dy, po sipas tij e kishin goditur.
‘Ata dolën nga shtëpia dhe unë mbylla derën me çelës. Për shkak se kisha ftohtë mora sëpatën për të çarë dru në ballkon. Kur erdhi policia isha më sëpatë në dorë, për shkak se po prisja dru në ballkon, por derën nuk e hapa pasi dyshoja se policët ishin të korruptuar, dhe ju thashë që po të më kishin marrë në telefon do kisha shkuar vetë.’ , thuhet në dosjen hetimore.

Por Ismet Shpata, siç shikohet edhe më tej, sërish nuk i qëndroi kësaj dëshmie, duke dhënë sërish një tjetër version. Pas lirimit nga burgu ai u rikthye sërish në banesë.
Deri ditën kur bashkëshortja e tij humbi pa gjurmë.
Ismet Shpata teksa u pyet si personi i parë i dyshuar, pohoi edhe njëherë marrëdhënien e ftohtë që kishte me gruan e tij dhe që dukej qartë që se kishte falur gruan, për episodin e parë të dhunës nga e cila vuajti 8 muaj burg.
Qëndrimi në burg, që do duhet të ishte rehabilitues, jo vetëm nuk e kishte paqtuar me të shoqen, por kishte vazhduar ta dhunonte aq sa e kishte bërë të përfundonte në spital. Ashtu siç kishte ndodhur vetëm disa ditë para se ajo të zhdukej pa nam dhe nishan.
Nadire Shpata që ishte paraqitur me shenja dhune në spitalin e Bajram Currit, por mjekët thanë se nuk e njoftuan policinë, pasi nuk ngriti pretendime për dhunë.

Ndoshta kjo për shkak të frikës nga bashkëshorti, por askush nuk mund ta thotë me siguri. Ajo që dihet është se Nadire Shpata u kthye në banesë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Katër ditë përpara se Nadire Shpata të zhdukej, ajo ka shkuar për vizitë në spitalin e Tropojës. Ku gjatë vizitës mjekët kanë konstatuar në trupin e saj shenja të dhunës. Pas këtij momenti, gruaja është kthyer në banesë dhe mbrëmjen e 22 korrikut dhe orëve të para të datës 23 korrik ajo rezulton të jetë zhdukur pa gjurmë nga banesa.

Por pavarësisht alibisë së bashkëshortit, policia ka dyshime të forta se ai është njeriu që mund të ketë kryer vrasjen e së shoqes. Për këtë arsye kërkimet u ndalën edhe në krehjen e zonës ku ndodhet banesa e çiftit Shpata ku me ndihmën e palombarëve u bë edhe kqyrja e një rrjedhe ujore në fshatin Bujan.

“Kur policia mbërriti në banesën e çiftit Shpata, aty gjeti të shtruar në tavolinë dy pjata.
Pasi u ushtrua kontroll në banesë dhe u gjetën dhe dy armë zjarri automatike, u bënë kërkime në fshat edhe me palombar, pranë banesës së çiftit, ku ndodhet një rrjedhë uji, por policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë”, thuhet në dosje.

Searches that were moved to the mountains, but there too proved futile. But what surprised the investigative group was the explanation that the husband, in this case the main suspect in the disappearance, gave for his wife's departure from the apartment.
He told the police officers that the wife had left with her lover and that this had been the reason for their constant conflicts, a version that seemed not at all credible to the police.
Despite the husband's stoic stance that he had nothing to do with the loss of his wife, the investigators are looking for strong evidence that proves his guilt.
For this reason, the Kukes Court has decided to keep Ismet Shpata in custody.

In the conviction of the relatives of 48-year-old Nadire Shpata, that she was subjected to continuous violence by her husband.
Violence that may have further aggravated until her murder.
Doubts that investigators also have who are collecting evidence that can prove whether Ismet Shpata may have killed his wife.
But despite the fact that cases of disappearance of various persons present difficulties in solving them, what is not yet known is whether the prosecution has requested the disclosure of the telephone records of the woman, in this case 48-year-old Nadire Shpata.
And her husband Ismet Shpata, as the first person suspected of a possible crime.

Likewise, if an analysis of telephone antennas in the area has been done to verify the last movements made by both the missing person and the suspected perpetrator, which could lead even closer to the last place where they were logged in.
But also to see the movements of Ismet Shpata's car where his wife's cell phone was found. If the two phones match in their logging and what is the route they followed after leaving the apartment.
Likewise, if there are biological or chemical elements in the dishes found in the apartment, which could have initially led to the poisoning of the woman and then her murder./ In Shënjestër

 

Happening now...

ideas