Drejtori i Urgjencës tha 7 minuta, del video që hedh poshtë gënjeshtrën e Bratajt, ja sa kohë duhet nga spitali në vendngjarje

2024-08-15 17:29:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtori i Urgjencës tha 7 minuta, del video që hedh poshtë

Vdekja barbare e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka shkaktuar përplasje mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës.

Shkak u bë referimi i ngjarjes nga ana e Prokurorisë si “vrasje nga pakujdesia”, Gjykata bëri njërin sy qorr, ndërsa i dyshimtë mbetet edhe roli i Policisë lokale.

Por mbi të gjitha familjarët pretenduan se ndihma e parë 42-vjeçarit iu dha me 30 minuta vonesë.

Nga ana tjetër, drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi një ditë më parë se autoambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për 7 minuta, nga momenti i marrjes së informacionit.

Por në fakt sa kohë i duhet ambulancës për të përshkuar disa qindra metra nga Spitali i Pogradecit e deri te vendi i ngjarjes? 

News24 ka përshkuar me makinë këtë rrugë dhe rezulton që distanca mes Spitalit dhe vendngjarjes, pa përdorur sirenat e urgjencës dhe me automjet privat me ecje normale, zgjat 1 minutë e 40 sekonda. Pra, shumë herë më pak se 7 minutat që pretendoi Brataj si kohë e nevojshme për të përshkuar distancën e dy skajeve.



 

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128