“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

2022-12-08 22:06:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar sulmin ndaj kryetarit të PD Sali Berisha ditën e martë gjatë protestës.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shkuarja e autorit të ngjarjes në protestë pa kartë identiteti dhe telefon tregon që ai e ka planifikuar sulmin. 

“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij. Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj. Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”,-tha ai.

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128