Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, eksperti i sigurisë zbardh detajin: Viktima ka bërë një denoncim për…

2024-11-14 16:15:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, eksperti i sigurisë zbardh
Mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni  Eduard Reçi. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe humbi jetën disa orë më pas në spital, ku u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në Neës24, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, duke komentuar ngjarjen e rëndë zbardhi edhe një detaj, sipas të cilit krimi mund të ketë lidhje me veprimtarinë e biznemendit në fushën e ndërtimit.

Softa tha se nga viktima ka pasur një denoncim në polici për të konflikt që ka pasur me një person për shkak të fushës ku operonte si biznesmen dhe kishte të bënte me pronat. “Ka pasur një denoncim në polici nga viktima lidhur me një konflikt që ka pasur me një tjetër person lidhur me pronësinë. Mendoj se po hetohet në pistën e veprimtarisë së tij si biznesmen, nuk besoj se ka lidhje kjo vrasje me punën që Reçi ka bërë shumë vite më parë si zyrtar i Shërbimit Sekret”, tha Softa.

 

Happening now...