Grabiti rezidencën e yllit të Anglisë, dënohet me 13 vite burg “skifteri” shqiptar në Britani

2024-11-14 09:07:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabiti rezidencën e yllit të Anglisë, dënohet me 13 vite

Emiliano Krosi, 24 vjeç , kreu 33 vjedhje, duke përfshirë bastisjen e rezidencës së yllit anglez më 3 dhjetor 2022.

Ai përdori një shkallë në kopshtin e pasmë për t’u ngjitur në dritaren e dhomës së gjumit të Sterling dhe vodhi dhjetë nga orët e tij Rolex. Rreth 300 mijë paund zbukurime u morën gjithashtu nga shtëpia e futbollistit.

Krosi, i cili udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, ka pranuar më parë se është përfshirë në 15 vjedhje.

Por dje në gjykatën e kurorës në Guilford, gjyqtarja Catherine Hartley vendosi se ai ishte i përfshirë në 18 vjedhjet e mbetura, duke e dënuar me 12 vite e 10 muaj heqje lirie.

Policia e Surrey vazhdon të gjurmojë babanë e tij Alfred Isufi, 48 vjeç, xhaxhain Henri Osman, 44 vjeç dhe kushëririn 22-vjeçar Gerard Kalaja, të cilët besohet se të gjithë janë arratisur nga Mbretëria e Bashkuar.

Ata dyshohet se janë pjesë e bandës që bastisi shtëpi në të gjithë qarqet e vendit nga nëntori 2022 deri në mars 2023. Viktimat e tjera përfshinin ish-lojtarin e Crystal Palace, Scott Dann dhe lojtarin e Chelseat, Marc Cucurella.

Happening now...