Kanosi me thikë kushërirën, arrestohet 34-vjeçari në Kavajë

2024-02-25 15:42:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kanosi me thikë kushërirën, arrestohet 34-vjeçari në

Një tjetër rast i kërcënimit me jetë ka ndodhur këtë të diel, në fshatin Luz të Kavajës.

Një 34-vjeçar ka kërcënuar me thikë kushërirën e tij 29 vjeçare për arsye ende të paqarta.

Si pasojë 34-vjeçari është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe”,- njofton Policia.