Ligji i ri/ VOA: Mjekët largohen pasi ndeshen me vështirësitë e sistemit shëndetësor
Shumica socialiste i miratoi me 73 vota në Kuvend shtesat dhe ndryshimet në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshimet ulin afatet e shërbimit të detyruar mjekësor brenda vendit nga 5 në 3 vjet për studentët e vitit të parë, nga 3 në 2 vjet për studentët e viteve të dyta, treta dhe të katërta dhe 1 vit për studentët e vitit të pestë dhe gjashtë.
Po ashtu, ndryshimet parashikojnë punësimin brenda 3 muajve në shëndetësinë publike të mjekëve të sapodiplomuar, në të kundërt ata mund të punojnë në institucione private, ose të trajtohen me 80 për qind të pagës së një mjeku të përgjithshëm, gjatë 9 muajve të pritjes së detyruar, derisa ministria e Shëndetësisë t’u sigurojë një vend pune brenda kësaj periudhe.
Studenti i mjekësisë në vitin e gjashtë, Trevor Xhixha, ishte një nga ata dhjetëra që protestuan gjatë vitit të kaluar kundër këtij ligji. Ai tha për Zërin e Amerikës se ky ligj nuk duhej miratuar dhe duhej rrëzuar krejtësisht nga Gjykata Kushtetuese, sepse shkel të drejtat e studentëve përmes shtrëngimit, ndërsa sot vetëm ulen vitet e masës së detyrimit për t’u punësuar, por "ligji nuk zgjidh shkaqet që shtyjnë mjekët të largohen nga vendi, si pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë, pajisjeve profesionale diagnostikuese, pasiguria në vendin e punës".
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht ligjin në fillim të këtij viti, ndërsa krahas uljes së afateve, kërkoi të plotësohej vakuumi ligjor në punësimin e këtyre mjekëve të rinj si dhe pagat apo trajtimin financiar të tyre gjatë pritjes për punësimin e detyruar nga institucionet e shëndetësisë publike.
Deputetja Etilda Gjonaj, një nga nismëtaret e këtyre ndryshimeve ligjore, tha në seancë se, krahas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar të këtij viti, ligji është me rëndësi, sepse “sistemi ka nevojë për afro 1 mijë mjekë, mes të cilëve edhe shumë mjekë që kanë dalë apo pritet të dalin në pension në afatet e caktuara”.
Nga burime zyrtare mësohet se aktualisht në sistemin shëndetësor punojnë ende rreth 250 mjekë, që e kanë mbushur moshën e pensionit, po aq sa edhe pritet të diplomohen rishtas mjekë të rinj në vitin pasardhës.
Statistikat tregojnë se mjekët që largohen nga Shqipëria janë mbi 28 vjeç, dhe i marrin këto vendime pasi ndeshen me vështirësitë e sistemit shëndetësor dhe për një jetë më të mirë, ndërsa ligji i ri synon të frenojë largimin e mjekëve të sapodiplomuar.
Studentët e mjekësisë propozuan masa të tjera për mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, si shpallja e mjekësisë si degë me përparësi, pagesa për specializimet si dhe për mjekët e rojes gjatë specializimit, si dhe politika të tjera nxitëse në dobi të mjekëve.
Ligji i miratuar nga Kuvendi mbi një vit më parë synon sipas socialistëve të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, duke i detyruar studentët të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit akademik, për punësim të detyruar disa vite pas studimeve ose në të kundërt, ata duhet të paguajnë tarifat e parashikuara nga universiteti për ndjekjen e studimeve.
Studentët protestuan dhe lobuan gjatë kundër ligji, ndërsa shumica e miratonte në Kuvend, derisa ndërhyri Gjykata Kushtetuese me një pezullim në nëntor dhe me një vendim në janar, ku ulen e afatet e këtij punësimi të detyruar.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ideas
O Sali, O hero, Edi Rama loves you...
Civil disobedience of DP, towards Sali Berisha
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128