
Makina del nga rruga në mesnatë, raportohen dy të plagosur në Maliq

2024-08-09 08:24:37 / AKTUALITET
Pak pas mesnate një makinë raportohet të ketë dalë nga rruga në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.
Sipas policisë, raportohen dy të plagosur të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 01:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në afërsi të Maliqit, shtetasi F. M., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Është dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

"Is Rama bad or Berisha bad"/ Where Bushati and Kajsiu are wrong
Nga Roland Lami
ideas

Success has many fathers, failures are orphans!
Nga Gjergj Nika


Death makes you neither good nor bad.
Nga Lutfi Dervishi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128