Afrim Qendro, the Prefect of Tirana, was appointed head of IKMT.
2026-02-12 15:40:52 / AKTUALITET

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Qendro, deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës.
I njohur si një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Ramës në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, ai ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës.
Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
