Mblidhet Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren e Shëndetësisë

2024-11-14 08:07:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Mblidhet Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren e

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër seancën plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Seanca do të drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet gjatë seancës plenare është edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.