“Çmendet” moti/ Termometri prek 33°C, meteorologia: Ja çfarë na pret…

2024-04-12 17:06:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Çmendet” moti/ Termometri prek 33°C, meteorologia: Ja
Prilli ka regjistruar temperatura rekord, aspak normale për stinën në të cilën gjendemi.

Sinoptikania Lajda Porja bën me dije se fundjava do të sjellë temperatura tejet të larta, duke bërë që vendi të përfshihet nga vala e të nxehtit.

Presim temperatura të larta, sot 31, e shtuna e diela 33 gradë, java e shkuar, përfshirë edhe fundjavën mund të quhet valë të nxehti, sepse temperaturat janë 13 gradë më të larta se norma e muajit prill”, tha Porja.

Por nga vera sinoptikanët parashikojnë të kalojmë në pranverë dhe pas të shkojmë në dimër.

Dhe pas një jave me të 4 stinët të përfshira, parashikohet që moti të stabilizohet në javën e katërt të prillit, ku do të kemi edhe temperatura tipike të stinës dhe herë pas here reshje shiu.

 

Happening now...