Misteri i makinës së shkrumbuar nga zjarri brenda së cilës u gjetën dy automatikë! Dyshime për përgatitje për atentat
2025-10-04 10:09:15 / AKTUALITET

Mister mbetet ngjarja në Tapizë, ku një automjet u gjet i shkrumbuar dhe brenda saj ndodheshin dy automatikë.
Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërsa sipas burimeve deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur në ndonjë ngjarje që nuk është raportuar ende.
“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia.
Po ndodh...
ide
The electoral arithmetic of reform
Nga Monitor
Who is not blackmailable and who can we trust?
Nga Përparim Gjeka
The law was passed, now the test of sovereignty!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
