Nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës së Tiranës Elvis dhe Gjon Shkambi

2025-10-09 09:00:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës së

Nën masa të rrepta sigurie janë shoqëruar sot në Gjykatën e Tiranës Elvis dhe Gjon Shkambi, të cilët pritet të përballen me masën e sigurisë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre. 

Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e 6 tetorit, ndërsa xhaxhai i tij Gjon Shkambi për nxitje të vrasjes. 

Seanca zhvillohet nën praninë e prokurorit Arenc Çela dhe gjyqtares Marinela Osmani.

Masë sigurie do të jepet edhe për punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Për të tre të akuzuarit prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Seanca po zhvillohet mes masave të shtuara të sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të gjykatës, ndërsa pritet që gjykata të vendosë për masën ndaj të pandehurve në orët në vijim.

 

Happening now...

ideas