Pas goditjes së një nate më parë, shpërthejnë sërish pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu në jug të Libanit

2024-09-18 16:31:39 / BOTA ALFA PRESS

Pas goditjes së një nate më parë, shpërthejnë

Një seri e re sulmesh ka nisur në Lindjen e Mesme, me disa shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferinë jugore të Bejrutit.

Reuters raporton se burime dhe dëshmitarë, kanë bërë me dije se pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në të gjithë jugun e Libanit e në periferitë jugore të Bejrutit.

Televizionet e radios kanë shpërthyer në bastionin e Hezbollahut në Bejrut, thotë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Kujtojmë se një natë më parë, shpërthyen ‘pagerët’ që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, ku të paktën 12 njerëz u vranë, duke përfshirë dy fëmijë dhe 2,750 janë ende në spital.

Hezbollahu ndërkohë ka akuzoi agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit.

Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjerë të panevojshëm.

 

ideas