Pjerin Ndreut i bllokohen kanalet dhe ujërat dalin në sipërfaqe! Pezullohet mësimi në kopësht

2024-12-11 10:20:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pjerin Ndreut i bllokohen kanalet dhe ujërat dalin në sipërfaqe!

Kanë mjaftuar vetëm pak reshje shiu gjatë natës së kaluar, që të shkaktohen problematika në qytetin e Lezhës, dhe kjo duke se u shkaktua për faj të autoriteteve lokale.

Mësohet se në një bllok pallatesh në lagjen “Besëlidhja” uji ka dalë në sipërfaqe, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

Kjo është një situatë e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu, për shkak të bllokimit të kanalizimeve nëntokësore, ndërsa asnjë masë nuk është marrë nga Bashkia e Lezhës së drejtuar nga Pjerin Ndreu për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

Ndërkohë mësohet se në kopshtin “Besëlidhja”, më i madhi në qytetin e Lezhës, është pezulluar mësimi ditën e sotme, për shkak të prezencës së ujit i cili ka depërtuar brenda godinës./Boldnews.al

 

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128