Prej kohësh i sëmurë, shfaqet Mehdi Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia

2024-09-20 14:27:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prej kohësh i sëmurë, shfaqet Mehdi Malkaj: Dy hale ka sot

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojnë një tjetër protestë kundër Bashkisë së Tiranës. I pranishëm ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili para pak kohësh kaloi një operacion në zemër.

Aktori dha mesazhe të forta për qytetarët dhe i bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestë dhe të jenë të bashkuar.

Mirëdita të gjithëve, takohemi pas shumë kohësh bashkë, nuk jam i shëruar plotësisht por nuk rrija dot pa ju parë.

Protesat nuk janë një ndërmarrje për të ndarë postet, protesta është për të protestuar dhe për ti hedhur në shinë gjerat që i kemi keq, prandaj ata qe vijnë këtu për të marrë ndonjë post e kanë shumë gabim. Këtu duhet të vijnë ata që duan atdheun, por atdheu nuk duhet me sikur, atdheu duhet të marrë këtë zemren time të sëmurë ta vër në çimento dhe të thotë, ejj këtu është dashuria për atdheun.

Zonja dhe zotërinj dhe ju qëndrestarët e teatrit, ne kemi qënë atje për 7 vjet rrjeshtë jo për të ndarë pronat, jo për të ndarë postet, ne ishim një frymë aty, dhe ne këtu duhet të jemi frymë, jo të na japin mend, që jo nuk bëhet ajo protesta te bashkia por duhet bërë diku tjetër. Po mirë more, ti që e thua, përse nuk e bën dhe përse nuk vjen këtu? Zonja dhe zotërinj, patronazhistët i kemi në gjirin tonë, duam apo sduam, janë edhe këmbkryq, japin mënd, janë edhe të ndjerë.

Frymë , na duhet shumë frymë, ata që duan të vinë në protestë të vijnë me zemer me dashuri dhe respekt për veten e tyre. Dy hale ka sot Shqipëria, një kryeministria dhe një bashkia. Kjo vlen dhe për ju të dashur policë se ju i mbroni këto hale.‘- u shpreh Malkaj.