Punëtorin e zuri masivi i gurëve gjatë punës në një objekt, arrestohet investitorja

2025-01-14 14:52:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Punëtorin e zuri masivi i gurëve gjatë punës në

Policia e Beratit ka arrestuar investitoren për rikonstruksionin e një objekti ku rreth një muaj më parë humbi jetën gjatë punës një 47-vjeçar.

Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, ndaloi shtetasen I. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 27.12.2024, Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 17.12.2024, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, humbi jetën shtetasin G. S., 47 vjeç, të cilin dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, nga firma e ndërtimit në të cilën ishte drejtuese teknike shtetasja e ndaluar, e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.

Pas ngjarjes u arrestua investitorja për rikonstruksionin e objektit dhe u shpall në kërkim administratori i firmës së ndërtimit, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim kapjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Happening now...