Qarkullonin me makinë për të shitur drogë, arrestohen 3 persona në Kamëz

2025-01-14 13:22:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qarkullonin me makinë për të shitur drogë, arrestohen 3

Policia në Kamëz ka arrestuar tre persona, pasi qarkullonin me makinë për të shitur lëndë narkotike.

“Vihen në pranga 3 shtetas që u kapen në flagrancë duke qarkulluar me automjet, për të shitur dozat.

Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi dhe municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapen në flagrancë duke qarkulluar me automjet, për të shitur dozat.

Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të rastit.

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta operacionale, u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me automjet, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, dhe u arrestuan shtetasit:

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve, kontrollit të automjetit dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. H., u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Happening now...

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128