“Është zbuluar një hartë sekrete ruse”, trondit Karamuço: Ka të rrethuar me të kuqe Kosovën, është edhe Shqipëria në listë

2024-12-02 22:24:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Është zbuluar një hartë sekrete ruse”, trondit

Sipas tij, kjo hartë ka në fokus vendet e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova, për të kryer akte të tilla, duke prishur këtu sigurinë dhe qetësinë e këtyre.

“Është shfaqur një hartë që mbahej sekret, e Rusëve. Harta e sulmeve mbi Evropën. Jemi edhe ne, është dhe Kosova… e rrethuar me të kuqe. Janë harta me veprime subversive që do bëhen. Ka filluar plani në Angli me shpërthimin e depove të mëdha të predispozuara për në Ukrainë, shpërthime në Baltik, të një avioni me ndihma. Kemi telefonata pafund në Evropë për vendosje bombash dhe në Çeki në rrjetin e trenave”, tha eksperti.

Profesori e përshkroi situatën si të “paqëndrueshme”. Nuk do ketë luftë frontale, tha ai, por “këto akte terroriste, do cenojnë sigurinë në Kosovë, duhet të jemi të përgatitur.”