Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, raportohet për dy të plagosur

2024-09-15 10:08:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, raportohet

Të shtëna me arma janë shënuar mëngjesin e sotëm në  Malësinë e Madh, në Vrakë.

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, apo se kush janë të plagosurit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi.