Temperaturat shkojnë në 0 gradë sot, njihuni me parashikimin e motit

2025-10-04 08:20:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Temperaturat shkojnë në 0 gradë sot, njihuni me parashikimin e

Moti këtë të shtunën në vendin tonë do të jetë i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat nuk do të jenë tipike për fillimin e tetorit. Në orët e para të mëngjesit minimalet do të zbresin deri në 0°C, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites maksimalet do të ngjiten deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke krijuar kushte të favorshme për lëvizjen në zonat urbane dhe bregdetare. Në përgjithësi, dita do të sjellë kushte të përshtatshme për aktivitetet e fundjavës.

Sa do shënojë termometri:

Shkodër 8 deri në 17 gradë, Diell

Kukës 3- 10 gradë,  Diell re

Peshkopi 2- 10 gradë, Diell re

Durrës 9  – 18 gradë, Diell

Tiranë 9 – 18  gradë, Diell

Elbasan 7  – 17 gradë, Diell

Berat 8 – 19 gradë, Diell

Vlorë 8 – 18 gradë, Diell

Fier 7 – 18 gradë, Diell

Korçë 3 – 13 gradë, Diell re

Gjirokastër 6 – 18 gradë, Diell

Sarandë 8 – 18 gradë, Diell

B. Curri 0 – 8 gradë, Diell 

Po ndodh...