Tjetër aksident i tragjik në Durrës! Pas vdekjes së 16-vjeçarit, i riu pëson atak kardiak duke drejtuar makinën

2024-06-22 21:24:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tjetër aksident i tragjik në Durrës! Pas vdekjes së

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, teksa raportohet se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Kujtojmë se më herët, pranë Gjirit të Lalzit dy makina që drejtoheshin përkatësisht nga një 25-vjeçar dhe një 20-vjeçar u përplasën. Nga aksidenti mbeti i vdekur në vend një 16-vjeçar, dhe shoferi 20-vjeçar është në gjendje të rëndë./ Alfapress.al

 

Happening now...