Trafik ndërkombëtar droge/ Në pranga 8 të persona, qendra në Shqipëri

2024-12-03 22:02:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik ndërkombëtar droge/ Në pranga 8 të persona, qendra

Një operacion i përbashkët nga Karabinierët e Barit, i mbështetur nga ushtria Barletta, çoi në arrestimin e tetë personave (7 në burg dhe një në arrest shtëpie) të përfshirë në një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës. Përkatësisht në pranga janë vendosur 4 italianë dhe 4 shqiptar), nga 34 deri në 49 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Nga hetimet u zbulua ekzistenca e një grupi kriminal të përbërë nga 15 persona, të specializuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marihuanës nga Shqipëria, Spanja dhe vende të tjera të Europës veriore, në periudhën mars-gusht 2023. Droga u transportua në Pulia, ku organizata kishte krijuar bazat e saj kryesore operacionale dhe prej andej u shpërnda në disa zona të Italisë Jugore, duke përfshirë Kampaninë, me lidhje të drejtpërdrejta me rrethin Scampia të Napolit. 

Të ardhurat nga trafiku i drogës transferoheshin në Shqipëri. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 15 kilogramë kokainë, dy kilogramë marihuanë dhe armë (përfshirë tre pistoleta) dhe municione të kalibrave të ndryshëm. Në bazë të hetimeve raportohet se 15 mijë euro cash besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës. Në videon e operacionit gjithashtu zbulohen dhe disa biseda të përgjuara mes trafikantëve.

I hetuari: Çfarë ka …! Në Gjermani më 15, mall i pastër fare, arritën të kalonin 7 ton!

I hetuari: Kam qëllim të marr 10 – 15 kile.  

I hetuari: Edhe nëse të zinjtë, (Policia) më janë vënë pas nuk mund të më bëjnë asgjë.

I hetuariBari në Belgjikë … Nuk ka lidhje me atë të Spanjës. Kushton dyfish dhe është shumë më e fortë.

 

Happening now...