U kapën me 5 ton drogë/ Dënohen 5 anëtarët e bandës në Itali, mes tyre një shqiptar

2024-12-03 21:44:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën me 5 ton drogë/ Dënohen 5 anëtarët e

Gjykata italiane ka dënuar 5-së nga 20 të arrestuarit gjatë operacionit më të madh të drogës të zhvilluar në 19 korrik të vitit të kaluar në kanalin e Siçilisë. Droga prej 5 ton kokainë e nisur me një anije nga Amerika Qendrore u kap pasi përfundoi në Porto Empedokle.

Ditën e sotme është dhënë dënimi pas gjykimit të shkurtuar për pesë nga të arrestuarit, mes tyre edhe 35-vjeçari shqiptar, Elvis Lleshaj. Mediat e huaja raportojnë se dënimi më i rëndë, pra 16 vjet burg secili, iu shqiptua rusit Viktor Dyachernko, 70 vjeç. Me po kaq vite u dënua edhe Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra, kapiteni i peshkarexhës “Ferdinando D’Aragona”.

Të dënuarit e tjerë janë Kamel Thamlaoui, 53 vjeç, tunizian, banues në Tricase (Leçe), i dënuar me 14 vjet; Sami Mejri, 48 vjeç, tunizian, banues në Barcellona Pozzo di Gotto (Messina), i dënuar me 12 vjet; dhe Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg.

Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 miliardë eurove. Operacioni filloi më 19 korrik të vitit të kaluar dhe u koordinua nga drejtoria antimafia e rrethit të Palermos.

 

Happening now...