U përdhunua dhe ngeli shtatzënë, 24-vjeçarja me aftësi ndryshe do ta abortojë

2024-05-28 21:54:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përdhunua dhe ngeli shtatzënë, 24-vjeçarja me
Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjes. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë.

Pasi foli me vajzën, e ëma tha se komshiu i tyre, Luan Topi e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë. I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici. Pas emisionit, prokurori i Fierit që ka çështjen, kërkoi masën e arrestit me burg për të dyshuarin Topi dhe gjykata e Fierit pranoi kërkesën e prokurorit.

Nga ana tjetër, Shërbimi Social Rajonal Fier, ka bërë procedurat në familjen e vajzës për asistencë psikologjike dhe pajisjen me kartelë të shëndetit mendor për 24-vjeçaren. Asaj do t’i lidhet kempi. Prokuroria e Fierit ngriti sot edhe një grup ekspertësh pasi vajza do të kryejë abort. Tashmë i mbetet Mjekësisë Ligjore që të bëjë analizën e ADN-së për të kuptuar nëse i dyshuari kryesor Luan Topi ka abuzuar me 24-vjeçaren me aftësi ndryshe.

 

Happening now...

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128