Zombies versus Gen Z!
Nga Arbër Hitaj

Policia ka gjetur në Bovillë makinën e 39-vjeçarit, Sadik Llani, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri në Paskuqan, 27-vjeçarin Ardian Baloshi.
Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovillës.
Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit.
Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat, mëson për Top Channel dëshminë e miqve të viktimës, të cilët u shprehën: “Ardiani ishte djalë i qetë. Me Sadikun ishte zënë para gati një viti, me fjalë, por jo ndonjë gjë e madhe. Dje Sadiku nuk foli fare, vetëm u afrua me makinë e qëlloi. Doli dhe nga makina e na ndoqi në këmbë duke qëlluar”.