
“Vrasja e parë nga një vrasës me motoçikletë pas asaj të Santos”, Bregu zbulon detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë

Gazetari Sokol Bregu tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje të reja nga vrasja e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, mbrëmë në Tiranë pranë “Pallatit me shigjeta”. Bregu tha se kjo është vrasja e parë nga një vrasës me motoçikletë pas asaj të ish-bankierit Artan Santo në qershor 2014.
“Autori edhe pse ka qenë vetëm e ka shënjestruar dhe e ka kryer aktin dhe është kujdesur për çdo gjë. Ka qenë i maskuar si picier me një motor që e ka djegur brenda 8 minuta pasi ka bërë vrasjen. Kamerat që e kanë pikasur nuk kanë një identitet të tij. Motivi i parë që ka hedhur policia ishte për konflikte për pronën që i ka me familjarët. Policia e ka të vështirë ta përcaktojë nëse është vrasje me pagesë ose që e ka shënjestruar për probleme me pronën.
Ashtu ishte edhe ngjarja me biznesmenin e ndërtimit, por doli që kishte problem për një rrugë. Nuk ka dyshime ende për asgjë. Vrasësi ka pritur që të ikë bashkëshortja dhe i maskuar si picier.
Që prej vrasjes së Santos nuk kemi patur vrasje me motoçikleta. Dikur ishin me motoçikleta dyshe që të largoheshin nga postoblloqet. Me ndërtimin e rrugëve filluan vrasjet në autostrada”- tha Bregu.

The media circus and the distorted public debate in Albania
ideas

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Why did everyone turn against SPAK?

Albanian Tragicomedy – A Novel in Action
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128