Vrau Alfred Dedjan Julian Gjoshi dyshohet se është përdorues droge. Pritet t’i nënshtrohet akt ekspertimit psikiatrik
2024-12-05 13:51:41 / AKTUALITET
Sot është mbajtur seanca në Gjykatën e Tiranës për autorin e vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq. Gjykata vendosi të lërë në burg 27-vjeçarin Julian Gjoshi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se gjykata ka vendosur që të kryhet një akt ekspertimi psikiatrik për autorin, pasi dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.
Avokati i tij tha në seancë gjyqësore se varësia nga droga dhe përdorimi ka ndikuar në aftësitë e tij psikike. Gjoshi u vetëdorëzua në polici, një ditë pas vrasjes së Dedjas, të ndodhur në një lokal në Ndroq.
Gjoshi ka thënë se armën e krimit e ka hedhur në shkurre, por se nuk është gjetur akoma. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit teksa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.
The shame of Saliu's revolutionaries in Brussels
Nga Bato Kosova
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128