Zbardhet plagosja me thikë e këngëtarit shkodran, autori disa herë i dehur në lokalin e tij

2025-01-14 11:49:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet plagosja me thikë e këngëtarit shkodran, autori disa

Këngëtari shkodran, Ademir Fresku është plagosur me thikë paraditen e kesaj të marte (14 janar).

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit në një supermarket, ndërsa mësohet se autori eshte Gjergj Dardha, një tregtar i fruta perimeve, me te cilin janë konfliktuar.

Fresku është edhe pronar i një lokali, afër vendit ku Dardha tregtonte fruta perime.

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Happening now...