Festa e Halloween kthehet në tragjedi në SHBA, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur
2024-11-01 13:38:05 / BOTA
Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në natën e Halloween në qendër të qytetit Orlando, tha policia lokale.
Raportet e para për të shtënat me armë arritën tek autoritetet rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes. Policia konfirmoi se të paktën dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat, dhe se një i dyshuar 17-vjeçar u arrestua.
Viktimat u dërguan në spital dhe janë të moshës nga 19 deri në 39 vjeç, sipas Departamentit të Policisë së Orlandos. Autoritetet thanë gjithashtu se në kohën e të shtënave, 100 oficerë policie po vepronin në qendër të qytetit për festimet e Halloween.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128