Front i ri i luftës? Situata në gadishullin korean mund të shpërthejë shpejt

2024-11-01 14:16:56 / BOTA ALFA PRESS

Front i ri i luftës? Situata në gadishullin korean mund të

Koreja e Veriut do të mbështesë Rusinë derisa të arrijë fitoren në luftën kundër Ukrainës. Kështu është shprehur Ministrja e Jashtme koreano-veriore, Choe Son Hui në bisedimet në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ajo tha se Pheniani nuk kishte asnjë dyshim se nën "udhëheqjen e mençur" të Putinit, ushtria dhe populli rus do të “arrinin një fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për të mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë të shtetit të tyre”.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se nën udhëheqjen e mençur të presidentit të nderuar të Federatës Ruse, Vladimir Putin, ushtria dhe populli i Rusisë me siguri do të arrijnë një fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për të mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë së shtetit të tyre. Dhe ne sigurojmë edhe një herë se deri në ditën e fitores do të qëndrojmë gjithmonë me vendosmëri pranë shokëve tanë rusë”, tha ajo.

Ndërkohë Lavrov foli për "lidhjet shumë të ngushta" midis ushtrive të dy vendeve dhe tha se kjo u mundësoi atyre të zgjidhin së bashku detyra të rëndësishme të sigurisë.  

Zyrtarja e Koresë së Veriut ngriti një tjetër alarm. Sipas saj, situata në Gadishullin Korean është përshkallëzuar dhe mund të çojë në një shpërthim në çdo moment.  "I nderuari shoku President i Çështjeve të Shtetit tha se aleanca aktuale ushtarake e SHBA-së dhe Koresë së Jugut po kthehet në një aleancë ushtarake me një komponent bërthamor. Kjo tregon se situata në Gadishullin Korean mund të bëhet shpërthyese në çdo moment. Dhe kjo është shumë e rrezikshme për Gadishullin Korean dhe për Azinë Verilindore në tërësi”.

Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Putin ka për qëllim të rrisë numrin e ushtarëve të Phenianit në tokën e Ukrainës.  

"Putini po kontrollon reagimin e Perëndimit, Putin po kontrollon reagimin e vendeve të NATO-s, Putin po kontrollon edhe reagimin e Koresë së Jugut. Dhe besoj se pas gjithë këtyre reagimeve, Putini do të vendosë dhe do të rrisë kontingjentin. Ai po kontrollon se çfarë do të ndodhë nëse ai sjell këtë kontingjent dhe atëherë nëse nuk ndodh asgjë, dhe besoj se reagimi është sot është zero nga perëndimorët, atëherë numri i ushtarëve koreanë do të rritet në tokën tonë”, tha Zelensky.

Ndërkohë përshkallëzimin e situatës në Ukrainë e paralajmëron edhe Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto. “Skenari i Evropës Lindore në Ukrainë përkeqësohet me dërgimin e trupave nga Koreja". Për më shumë se një vit, është krijuar një front në mbështetje të Rusisë dhe ne duhet të kuptojmë nëse ky front mund ta bëjë edhe më të rrezikshme dëshirën e Putinit për të zgjeruar kufijtë e tij", tha Crosetto.