Hidhen votat e para! Cilat janë 7 shtetet vendimtare në SHBA
Amerikanët votojnë këtë të martë, 5 nëntor, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. 244 milionë votues pritet të zgjedhin drejtuesin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump duhet të marrin mbi 270 vota elektorale për të fituar mandatin e Presidentit.
Aktualisht sipas sondazheve, Harris ka pothuajse të sigurta 226 vota elektorale, ndërkohë që Trump ka 213 vota elektorale, por që asgjë nuk është vendosur ende.
Me blu shtetet ku fitojnë, demokratët, me të kuqe shtete ku fitojnë republikanët dhe me gri shtete e pavendosura
Me blu shtetet ku fitojnë, demokratët, me të kuqe shtete ku fitojnë republikanët dhe me gri shtete e pavendosura
Janë 7 shtetet kyçe, si Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, pritet të vendosin se kush do të jetë fituesi.
Në total këto 7 shtete të lëkundura kanë 93 vota elektorale, të cilat do të vendosin dhe presidentin e ardhshëm.
Në numërimin e kutive të para në New Hempshire, Harris dhe Trump kanë arritur një barazim me nga tre vota secili.
Sondazhet në këto 7 shtete deri tani:
Shtetet kyçe në zgjedhjet presidenciale në SHBA: Çështjet kryesore që përcaktojnë garën
Arizona – 11 vota elektorale – Kryeson Trump me më shumë se 2%
Arizona, që i dha Joe Biden presidencën në 2020, është kthyer në një nga shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale. Shteti kufitar me Meksikën është në qendër të debatit për imigracionin. Donald Trump ka premtuar të ndërmarrë “operacionin më të madh të dëbimit” në histori, ndërsa Kamala Harris ka propozuar një legjislacion gjithëpërfshirës që synon rregullimin e migrimit dhe forcimin e ligjeve kufitare.
Gjeorgjia – 16 vota elektorale – Kryeson Trump me më pak se 1%
Demokratët arritën të fitojnë në Gjeorgji në 2020, e mbështetur fuqishëm nga popullsia afrikano-amerikane. Ligjet për armët janë çështje qendrore, sidomos pas një të shtënë tragjike në shkollë që la disa viktima. Harris ka theksuar rëndësinë e masave për kontrollin e armëve, ndërsa Trump ka riafirmuar mbështetjen për të drejtat e armëmbajtjes.
Karolina e Veriut – 16 vota elektorale- kryeson Trump me më pak se 1%
Edhe pse historikisht një shtet republikan, Karolina e Veriut është tashmë e lëkundshme. Shteti ka parë rritje të popullsisë së ardhur nga rajone tradicionalisht demokrate dhe komunitete që zakonisht mbështesin demokratët, si afro-amerikanët dhe latinët. Megjithatë, një pjesë e mirë e popullsisë ka shqetësime për imigracionin, një çështje që favorizon fushatën e Trump.
Michigan – 15 vota elektorale- Kryeson Harris me 1%
Michigan mbetet kyç në garë, me çështje të politikës së jashtme që preokupojnë votuesit, përfshirë mbështetjen e Biden për Izraelin. Ndërsa Trump ka shprehur një mbështetje të fortë për Izraelin, edhe Harris ka deklaruar angazhimin e saj ndaj aleatit amerikan, por ka kritikuar vrasjen e civilëve në Gaza.
Nevada – 6 vota elektorale- kryeson Trump me më pak se 1%
Ekonomia është fokusi kryesor në Nevadan e goditur nga pandemia. Trump ka premtuar taksa më të ulëta dhe vende të reja pune, ndërsa Harris ka propozuar lehtësira për bizneset e vogla dhe taksa më të larta për korporatat dhe individët e pasur.
Pensilvania – 19 vota elektorale- Ka kaluar në avantazh Harris me 1%
Në Pensilvani, ekonomia dhe çmimet e rritura të ushqimeve janë në qendër të vëmendjes. Ky shtet i rëndësishëm, ku Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi, ka gjasa të jetë vendimtar në rezultatin zgjedhor.
Wisconsin – 10 vota elektorale- Kryeson Harris me 1%
Në Wisconsin, kandidatët e pavarur mund të kenë ndikim, duke ndikuar balancën mes Trump dhe Harris. Zonja Harris zhvilloi tubimin e saj për emërimin zyrtar si kandidate demokrate në Milëaukee, duke e përqendruar platformën e saj te ekonomia dhe të drejtat e abortit.
Unpredictability, proof of the independence of justice
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128