Izraeli bombardon Sirinë, të paktën 5 të vrarë dhe 19 të plagosur

2024-09-09 08:04:17 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli bombardon Sirinë, të paktën 5 të vrarë dhe 19

Izraeli njoftoi se kreu një sulm ajror kundër pesë vendeve të ndryshme në Siri (8 dhe 9 Shtator), veçanërisht në një zonë që "pret një qendër kërkimore shkencore". Sulmet në veçanti u përqendruan në zonën Masyaf, në perëndim të Hama, e cila besohet se përdoret si bazë nga milicitë pro-iraniane të Hezbollahut. Këtë e konfirmon gazeta Time of Israel.

Të paktën pesë persona janë vrarë, sipas mediave zyrtare siriane, në sulmet izraelite që goditën objektet ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore, sipas një OJQ.

“Numri i viktimave të sulmit izraelit në disa zona pranë Masyafit është rritur në pesë të vdekur dhe 19 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë”, tha drejtori i spitalit qeveritar Masyaf, Faycal Haidar, në një deklaratë të raportuar nga agjencia zyrtare siriane SANA.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një nga sulmet kishte në shënjestër një depo raketash, në një bazë ushtarake rreth 5 kilometra nga aeroporti ushtarak Shayrat, shkruan “La Repubblica”.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në një shënim, tha se "mbrojtja ajrore e regjimit u përpoq të përballonte sulmin e dhunshëm izraelit, në tre faza, kundër vendeve ushtarake ku grupet pro-iraniane dhe ekspertët e zhvillimit të armëve janë të pranishëm".