Ndahen kahet! Hungaria mbështet Trump: Fitorja e tij do detyrojë Evropën të rimendojë
Ai theksoi se kontinenti “nuk do të jetë në gjendje të mbajë i vetëm barrën e luftës,” sipas raportimeve të Telegrafit.
Orban, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, beson se Trump ndan pikëpamjet e tij dhe do të kërkonte një zgjidhje paqeje për konfliktin.
Ai ka shprehur mbështetje për Trumpin, kandidatin e Republikanëve, përballë kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e së martës në SHBA.
“Ne në Evropë duhet të kuptojmë se nëse do të ketë një president pro paqes në Amerikë, atëherë Evropa nuk mund të mbetet pro luftës,” tha Orban.
Këto komente kanë ngritur shqetësime në Bruksel, ku Orban është kritikuar për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj ndihmës për Ukrainën.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, kishte deklaruar më parë se qeveria hungareze e sheh Trumpin si një “shans për paqe” në Ukrainë.
SPAK's 'Tak-Tak-u' at the door of Erjon Veliaj!
ideas
The open alliance of evil in the attack against justice!
Can it happen in Albania as well as in Romania?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128