Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

2026-05-24 13:38:30 / BOTA ALFA PRESS

Presidentja e Komisionit Evropian: Irani nuk duhet të ketë armë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se Teheranit nuk duhet t’i lejohet zhvillimi i armëve bërthamore.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Von der Leyen u shpreh se çdo marrëveshje duhet të sjellë një ulje reale të tensioneve dhe të garantojë “liri të plotë lundrimi pa tarifa” në Ngushticën e Hormuzit.

Ajo theksoi gjithashtu se Irani duhet t’i japë fund veprimeve destabilizuese në rajon, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes grupeve aleate, si dhe të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje të Gjirit.

Sipas saj, Europa do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të shfrytëzuar këtë moment në funksion të një zgjidhjeje diplomatike afatgjatë.

Happening now...