Seriali ‘The Simpsons’ parashikoi se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA?!
“The Simpsons”, seriali më i gjatë i animuar në histori, ka fituar një reputacion për kapacitetin e tij të çuditshëm për të parashikuar të ardhmen. Disa nga profecitë më të frikshme që janë realizuar ndër vite, variojnë nga robotët me AI që do sundojnë botën, deri tek zgjedhja e Trumpit si president.
Një numër i përdoruesve të rrjeteve sociale kanë theksuar se një episod i transmetuar më 19 mars, të vitit 2000, i titulluar ‘Bart to the Future’, mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit. Një përdorues shkruan:
Ne të gjithë e dimë se ‘Simpsons’ kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe ajo kryesisht vesh kostum vjollcë dhe aksesorë me perla, një veshje e ngjashme që pati Kamala Harris në inaugurimin e saj si zëvendëspresidente. Rastësi? Mendoj që jo.
Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2021, Harris ishte veshur me një kostum ngjyrë vjollcë, veshje e dizajnuar nga Christopher John Rogers me këpucë të dizajnuara nga Sergio Hudson dhe një gjerdan nga Wilfredo Rosado. Në episodin ku Lisa zgjidhet presidente, ajo shihet e veshur me një kostum lejla dhe me një gjerdan me perla. Presidenca e Lisa-s, vjen pas një presidence të nënkuptuar nga Donald Trump, e cila shkaktoi një deficit masiv. Lisa, si presidente në episod, thotë:
Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump.
“Shikoni parashikimin e ‘The Simpsons’ dhe thanë diçka për Trump-in në këtë vit të 2024-ës dhe shikoni se Lisa Simpsons u bë presidentja e parë femër”, tha një person i tretë. Ndonëse shumë mendojnë se ‘The Simpsons’ kanë parashikuar fitoren e Harris, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate dhe Trump, janë tepër ngushtë në sondazhe për garën e tyre në Shtëpinë e Bardhë./Tar
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128