Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një kompleks apartamentesh, zbulohen detajet e para
Të paktën 4 persona u dërguan në spital, mes tyre, sipas Associated Press, ka të paktën një fëmijë, por dyshohet se mund të ketë 20 viktima.
Autoritetet dërguan në vendngjarje një ekip të specializuar të kërkim-shpëtimit urban, me 4 qen të trajnuar për të gjetur viktimat.
“Rreth orës 06:15 të mëngjesit është shembur pjesërisht një objekt trekatësh dhe ka rënë zjarr. Deri më tani katër të plagosur janë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e Brigadës së Zjarrfikësve.
Aktualisht nuk ka të dhëna të qarta për shkakun e shpërthimit. Megjithatë, policia tha se ata ishin në kërkim të një makine të parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Stacionet televizive lokale intervistuan një fqinj i cili raportoi se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërtitur për ndihmë ndërsa ndërtesa digjej.
Kryeministri holandez, Dick Schoof, tha se ishte i tronditur nga imazhet e tmerrshme: “Mendimet e mia janë te të plagosurit, për të gjithë njerëzit e tjerë të përfshirë dhe për shërbimet e urgjencës që po punojnë në vend”.
-
-
Baste sportive me celular, 3 të arrestuar në Shkodër
7 Dhjetor, 12:19
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128